image Ngritja e çmimit të energjisë elektrike, ndërpritet puna në fabrikën e Ferronikelit

Sociale

Ngritja e çmimit të energjisë elektrike, ndërpritet puna në fabrikën e Ferronikelit

news image

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka bërë të ditur se është ndërprerë përkohësisht puna në fabrikën e Ferronikelit në Drenas.

Deri të kjo ndërprerje, sipas Lladrovcit ka ardhur për shkak të krizës energjetike në Evropë dhe ngritjes së çmimit të energjisë elektrike për katër herë në tregjet globale.

“Pas takimit me menaxherin kryesor të kompanisë së Ferronikelit, z. Genc Beribashi, me keqardhje u informova se për shkak të krizës energjetike në Evropë dhe ngritjes së çmimit të energjisë elektrike për katër herë në tregjet globale, ndërpritet përkohësisht puna në këtë kompani”, ka deklaruar Lladrovci.

Sipas tij, situata e ndërprerjes së punës së Ferronikelit deri në gjetjen e zgjidhjes, është lajm i dhimbshëm, sidomos për situatën që do të krijohet për punëtorët dhe familjet e tyre.

“Në takim me z. Beribashi shfaqa tërë shqetësimin tim dhe solidaritetin me gjendjen e rëndë dhe urova që sa më shpejt të stabilizohet çmimi i energjisë në tregjet globale dhe kompania Ferronikeli të operojë me sukses sikur deri më tani, si burim i të ardhurave për mijëra familje të komunës tonë dhe më gjerë”, ka deklaruar ai.

/GazetaSinjali/