image Ngritja e aktakuzave të reja, flasin nga Gjykata Speciale

Drejtësi

Ngritja e aktakuzave të reja, flasin nga Gjykata Speciale

news image

Gjykata Speciale ka thënë se nëse do të ngriten aktakuza të reja, ato do të publikohen pasi të konfirmohen nga gjykata.

“Në çështje të mëparshme, vendimi i Kryetares për caktimin e Gjykatësit të Procedurës Paraprake për shqyrtimin e aktakuzës ishte publik dhe aktakuzat u bënë publike pas konfirmimit të tyre”, thuhet në përgjigjen e gjykatës.

Gjykata Speciale thotë se kjo gjykatë  u bë funksionale në aspektin gjyqësor në vitin 2017 dhe se gjykimi i parë filloi në vitin 2021, një vit pasi u bë publike aktakuza e parë. Sipas tyre, deri tani nuk ka pasur asnjë konstatim nga ndonjë panel e as nga Avokati i Popullit lidhur me ndonjë vonesë në procedurat gjyqësore.

Kjo gjykatë thotë se nga shtatori i vitit 2020 janë mbajtur 95 seanca publike, të cilat janë transmetuar në internet në tri gjuhët e gjykatës, shqipe, serbishte dhe anglishte dhe së të njëjtën periudhë, Gjykatësi i Procedurës Paraprake, Trupat Gjykues dhe Panelet e Apelit kanë nxjerrë më shumë se 800 vendime dhe urdhra gjyqësorë.

“Gjithashtu, prej shtatorit 2021, kur filluan gjykimet, njësia e posaçme e Zyrës Administrative e ngarkuar me mbrojtjen e dëshmitarëve ka siguruar paraqitjen në kohë dhe të sigurt të rreth 27 dëshmitarëve”, thotë Gjykata Speciale, raporton Betimi për Drejtësi.

/GazetaSinjali/