Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është deklaruar në lidhje me ngritjen e madhe të çmimeve të vajit në vend. Ajo tha se ka ftuar Prokurorinë që të ndërmarrë veprime kundër ‘abuzuesve që përfitojnë paligjshëm.
“Një kurdisje dhe orkestrim të të cilit po jemi dëshmitarë, është vepër penale e sansksionuar në mënyrë të dyfishtë, me burgim (1-5 vite) si dhe dënim shtesë me gjobë, bazuar në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.
Ftoj Prokurorin e Shtetit, që bazuar në kompetencat kushtetuese dhe ligjore të përcaktuara, të ndërmarrë menjëherë veprime në përputhje me mandatin e tij, kundër abuzuesve që po përfitojnë paligjshëm që me veprimet e tyre po dëmtojnë qytetarët e vendit tonë”, ka deklaruar Haxhiu.