image Ngritet aktakuzë ndaj të dyshuarve që e kërcënuan gazetarin Vehbi Kajtazin

Drejtësi

Ngritet aktakuzë ndaj të dyshuarve që e kërcënuan gazetarin Vehbi Kajtazin

news image

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve B.H., K.R., A.G. dhe A.H., pasi që të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale “Kanosje”, shkruan Gazeta Sinjali.

Të dyshuarit dyshohet se kanë kanosur seriozisht gazetarin, Vehbi Kajtazin përmes komenteve të ndryshme në rrjete sociale.

Gazeta Sinjali në dhjetor të vitit të kaluar ka raportuar se Policia ka arrestuar Brahim Hajvazin dhe Kadri Raqin, pasi që kanë kërcënuar gazetarin pas deklaratave për “Grupin e Kumanovës”.

Më 16 dhjetor, përmes një njoftimi të AGK-së, u bë e ditur se Kajtazi kishte denoncuar në Polici mbi 100 kërcënime që kishte marrë.

Pasi Policia u vu në lëvizje arriti të arrestojë dy të dyshuarit, ku të njëjtit u dërguan në mbajtje e më pas në paraburgim më 20 dhjetor 2021.

AGK njoftoi se Kajtazi u kishte dërguar letër ku ka folur për kërcënimet që ka marrë.

/GazetaSinjali/