image Ngritet aktakuzë ndaj personit që shiste mish të dëmshëm në Fushë Kosovë

Drejtësi

Ngritet aktakuzë ndaj personit që shiste mish të dëmshëm në Fushë Kosovë

news image

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar ka ngritur aktakuzë kundër të dyshuarit Xh.G., për veprën penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë” raporton Gazeta Sinjali.

I dyshuari Xh.G., afër shkollës fillore “Mihal Grameno”, në Fushë Kosovë ka shitur produkte të mishit pa dokument të prejardhjes dhe pa datën e prodhimit apo të skadimit.

Të dyshuarit, Xh.G., me datë 12.10.2021, policia në lokalin e tij i ka gjetur 126 kg produkte të mishit pa dokumentet e nevojshme të kontrollit, pa dokumente të prejardhjes dhe pa datë të prodhimit apo të skadimit, ku gjithashtu të njëjtën ditë, policia në oborrin e shtëpisë së tij i ka gjetur 50 kg mish në një depo të pasiguruar gjithashtu pa dokumente të nevojshme dhe datë të prodhimit apo skadimit.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri Xh.G., në vazhdimësi, në Fushë Kosovë, saktësisht në rrugën “Hajrullah Zymi” afër shkollës fillore “Mihal Grameno”, me qëllim të përfitimit të kundërligjshme pasuror ka vu në shitje produkte ushqimore duke e ditur se janë të dëmshme për shëndetin e njerëzve në atë mënyrë që të njëjtit në lokalin e tij nga Inspektori Sanitar i Agjensionit të Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) dhe nga Policia e Kosovës, i janë gjetur një sasi prej 126 kg e produkteve të mishit, pa dokumentet e nevojshme të kontrollit nga personi kompetent, pa dokumentin e prejardhjes, si dhe pa datën e prodhimit apo të skadimit, ndërsa, në po të njëjtën ditë, të datës 12.10.2021, rreth orës 20:00, në oborrin e shtëpisë së tij, në një depo të pasiguruar mirë i është gjetur një sasi prej 50 kg mish, po ashtu pa dokument të prejardhjes dhe datën e prodhimit apo skadimit, të cilat produkte pas analizave të bëra nga Laboratori i AVU-së kanë rezultuar pozitiv me përmbajtjen e baktereve Escherichia coli dghe Sallmonella spp, çka me këtë seriozisht ka rrezikuar shëndetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Me këtë, i pandehuri e ka kryer veprën penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë”, nga nenin 261 paragrafi 1 lidhur me nenin 77 paragrafi 1, të KPRK-së.

Me vendim të prokurori të shtetit, produktet e konfiskuara janë asgjësuar sipas procedurave të AUV-së“, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

/GazetaSinjali/