Prokuroria Speciale e Kosovës sot ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër të pandehurit me inicialet A.B, shkruan Gazeta Sinjali.
Siç bëhet e ditur nga Prokuroria Speciale, i pandehuri me qëllim të shmangies së pagesës së tatimit dhe të ardhurave nga qarkullimi, nuk i përfshinë të ardhurat e tij saktësisht duke iu shmangur tatimit mbi vlerën e shtuar, në vlerë të përgjithshme prej 80 mijë e 696 euro e 50 cent, dhe në këtë mënyrë ka dëmtuar buxhetin e Kosovës.
Me këto veprime i pandehuri A.B, ka kryer veprën penale shmangia nga tatimi. /GazetaSinjali/