image Aktakuzë ndaj të dyshuarit për përgatitje të vrasjes së rëndë në këmbim të parave

Siguri

Aktakuzë ndaj të dyshuarit për përgatitje të vrasjes së rëndë në këmbim të parave

news image

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit E.H., për veprën penale “Përgatitja e veprës penale Vrasje e rëndë”, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, aktakuza është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndërsa E.H. dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme me të dëmtuarin M.D., ka planifikuar privimin e tij nga jeta, duke përfshirë marrëveshje për shpërblim financiar, si dhe koordinim për mënyrën, kohën dhe vendin e kryerjes së veprës.

Po ashtu, sipas Prokurorisë, i pandehuri dyshohet se ka siguruar edhe armën që do të përdorej për realizimin e planit kriminal.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/