image Ngritet aktakuzë kundër kryetarit të Tuzit, Nik Gjeloshaj

Rajon

Ngritet aktakuzë kundër kryetarit të Tuzit, Nik Gjeloshaj

news image

Prokuroria Themelore e Shtetit në Podgoricë ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore kundër kryetarit të Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, për vepër penale “Thirrje për Rezistencë”, raporton Gazeta Sinjali.

Kjo prokurori ka ngritur aktakuzë edhe kundër kryeshefit të Policisë Komunale, Rexhep Çunmulaj dhe policit komunal E.M, për vepër penale “Thirrje për Rezistencë përmes Ndihmës”, për ngjarjet në Tuz, më 24 dhe 25 shkurt të këtij viti.

Gjeloshaj akuzohet se u ka bërë thirrje të tjerëve të rezistojnë dhe të mos i binden vendimit të ligjshëm të organit shtetëror dhe të një zyrtari në kryerjen e veprimit zyrtar, si rezultat i të cilit vendimi i ligjshëm i organit shtetëror nuk u zbatua, sepse më 24 shkurt, ai organizoi takim me pronarët e objekteve hotelerike nga Tuzi dhe u bëri thirrje, të hapin objektet e tyre, gjë të cilën pronarët e bënë të nesërmen, në kundërshtim me urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë, e cila ndalonte funksionimin e objekteve hotelierike”, njoftoi Prokuroria Themelore e Shtetit në Podgoricë.

Ndërsa, Rexhep Çunmulaj dhe E.M akuzohen se kanë ndihmuar Gjeloshaj, sepse, në të dy korsitë e rrugës Podgoricë – Tuz, parkuan automjete zyrtare të Policisë Komunale, bllokuan trafikun dhe kështu penguan ndjeshëm zbatimin e veprimeve zyrtare nga oficerët e Drejtorisë së Policisë – Qendra e Sigurisë Podgoricë, të cilët kryenin inspektimin mbi respektimin e urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë./Gazeta Sinjali/