image Ngriten 195 aktakuza kundër 226 personave në 24 orët e fundit

Drejtësi

Ngriten 195 aktakuza kundër 226 personave në 24 orët e fundit

news image

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, janë ngritur 195 aktakuza kundër 226 personave, për vepra të ndryshme penale, transmeton Gazeta Sinjali.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë 17 persona, si dhe janë bërë 6 kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj 17 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit të dymbëdhjetë personave, si dhe ka ngritur dy aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar 9 persona të dyshuar, ka paraqitur 3 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për 3 persona të dyshuar, si dhe ka ngritur 47 aktakuza kundër 53 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar 1 person për 48 orë dhe ka ngritur 10 aktakuza kundër 14 personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).  

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar si dhe ka ngritur 16 aktakuza, kundër 16 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit , me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh,  ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy personave, si dhe ka ngritur 54 aktakuza kundër 56 personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një person të dyshuar si dhe ka ngritur një aktakuzë kundër një personi.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një person të dyshuar si dhe ka ngritur 46 aktakuza kundër 48 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy persona të dyshuar dhe ka ngritur 19 aktakuza kundër 22 personave për vepra të ndryshme penale. /Gazeta Sinjali/