image Ngrihet aktakuzë ndaj dy personave të dyshuar për falsifikim të parasë

Drejtësi

Ngrihet aktakuzë ndaj dy personave të dyshuar për falsifikim të parasë

news image

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Falsifikim të parasë”, shkruan Gazeta Sinjali.

Aktakuza ndaj M.B dhe Sh.B është ngritur në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Komunikata e plotë:

Prishtinë, 13 janar 2022 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër dy të pandehurve me inicialet M.B dhe Sh.B. Prokuroria Speciale njofton se dy të pandehurit M.B dhe Sh.B. duke vepruar në bashkëveprim kanë kryer veprën penale ‘’Falsifikim i parasë’’ nga neni 296 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

/GazetaSinjali/