image Ngrihet aktakuzë ndaj dy kosovarëve që përmes Turqisë tentuan t’i bashkohen ISIS-it

Kosovë

Drejtësi/ Ngrihet aktakuzë ndaj dy kosovarëve që përmes Turqisë tentuan t’i bashkohen ISIS-it

news image

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur sot dy aktakuza në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë kundër të pandehurave A.M. dhe J.Xh., për veprën penale të organizimit dhe pjesëmarrjes në grup terrorist.-

E pandehura A.M, më 14 dhjetor 2014, me dashje dhe vetëdije të plotë ka lëshuar Kosovën dhe përmes Aeroportit të Shkupit ka udhëtuar për në Stamboll, ku përmes Turqisë ka hyrë në Siri dhe është takuar me bashkëshortin e saj, i cili e kishte pritur atje, me qëllim që t’i bashkohet organizatës terroriste, ISIS, nga e cila është financuar rregullisht me shumën e të hollave prej  200 – 300 euro në muaj.

Edhe e pandehura tjetër J.Xh, më 27 dhjetor 2014, me dashje dhe vetëdije të plotë ka lëshuar vendbanimin e përhershëm të saj në Kosovë dhe së bashku me bashkëshortin e saj, me veturën ku kane qenë edhe tre persona të tjerë, kanë kaluar në Maqedoninë Veriore, prej nga ka udhëtuar me aeroplan në Stamboll.

Ajo nga aty me autobus ka arritur në qytetin Gaziantep, pastaj me veturë ka hyrë në Siri, ku i është bashkangjitur ISIS, nga e cila organizatë është financuar rregullisht.

Me këto veprime të pandehurat A.M. dhe J.Xh. kanë kryer veprën penale organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist sipas KPRK-së.