image Ngrihen dyshime nëse eksperimentet në laboratorin e Wuhanit shkaktuan COVID-19

Botë

Ngrihen dyshime nëse eksperimentet në laboratorin e Wuhanit shkaktuan COVID-19

news image

Shkencëtarët janë duke u marrë me pikëpyetjen më të madhe që ka të bëj me koronavirusin, a ka shpërthyer nga një eksperiment gjenetik apo ka rrjedhur natyrshëm.

Që nga fillimi i përhapjes së pandemisë, nga fundi i vitit të kaluar, hulumtuesit kinezë janë duke gjurmuar shpellat me lakuriqë nate, për t’i bërë analizat me shpresën që të gjejnë diçka për koronavirusin.

Një prej shkencëtareve më të dalluara është Dr.Shi Zhengli, e njohur si “Gruaja lakuriq” nga kolegët e saj – që në shkurt publikoi artikullin më të gjatë akademik mbi koronavirusin e ri, shkruan Independent.

Përveç që ofron një përshkrim të plotë gjenetik të virusit, artikulli i Dr.Shi-së zbulon edhe se Laboratori në Wuhan (vendi ku shpërtheu virusi) kishte pasur një mostër të virusit të koleksionuar nga lakuriqtë me emër RaTG13, që thuhet se ishte 96,2 për qind i ngjashëm me virusin e COVID-19.

Konsensusi shkencor është se këta dy virusë megjithatë është e pamundur të jenë i njëjti virus, me disa prej shkencëtarëve që thonë se do të duheshin prej 20 deri në 50 vjet për ta lidhur atë dallim gjenetik prej 4 për qind mes të dyve.

Sidoqoftë, veprat e kaluara shkencore të bëra në Laboratorin e Wuhanit për të përmirësuar aftësinë e patogjeneve për të shkaktuar sëmundje, e njohur si “marrja e funksionit”, është dokumentuar në artikuj të publikuar mes 2015-s dhe 2017-s, e përshkruar si “eksperimentet e infektivitetit të virusit”.

Ndërsa shumica e shkencëtarëve besojnë që kodi gjenetik i Sars-Cov-2 është zhvilluar natyrshëm, dhe nuk është ingjinieruar, të tjerët besojnë se nuk duhet hedhur poshtë që dy virusët mund të jenë i njëjti.

Lloji i teknikave të kërkuara për ta kthyer RaTG13 në Sars-Cov-2 janë “identike” si ato me të cilat ishte punuar në Wuhan, pretendon profesori Richard Ebright nga Universiteti i Rutgersit në New Jersey./ Gazeta Sinjali/