Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetetetë aktakuza kundër shtatëdhjetegjashtë personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë shtatëmbëdhjetë persona, si dhe janë bërë pesë kërkesa për caktimin e paraburgimit të gjashtë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit të dy personave, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” neni 136.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar shtatë persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy persona, si dhe ka ngritur nëntëmbëdhjetë aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë personave për vepra të ndryshme penale.
Gjatë 24 orëve të fundit, është gjetur një person pa shenja jete në afërsi të liqenit të Badovcit. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar për 48 orë një person, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “sulmi”. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur dymbëdhjetë aktakuza kundër dymbëdhjetë personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre persona për vepra te ndryshme penale. Gjithashtu, kjo prokurori, ka ngritur gjashtë aktakuza kundër dymbëdhjetë të pandehurve, për vepra të ndryshme penale.
Ndërsa, Prokuroria Themelore në Gjilan, në katër raste të ndara, ka ndaluar pesë persona të dyshuar, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy personave, si dhe ka ngritur shtatë aktakuza, kundër shtatë personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, është ngritur një aktakuzë kundër një personi për veprat penale “kanosje” dhe “asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.
Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar një person për shkak të veprës penale “vjedhje e rëndë“. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur njëmbëdhjetë aktakuza kundër dymbëdhjetë personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dymbëdhjetë aktakuza kundër trembëdhjetë personave për vepra të ndryshme penale. /Gazeta Sinjali/