image Ngordh qeni i parë që rezultoi pozitiv me COVID-19 në SHBA

Botë

Ngordh qeni i parë që rezultoi pozitiv me COVID-19 në SHBA

news image

Një qen i moshës rreth 7-vjeçare i cili kishte rezultuar pozitiv me COVID-19, ka ngordhur para disa ditësh pas një sëmundje tre mujore.

Në Staten Island, New York, qeni i quajtur Buddy, ishte qeni i parë i infektuar me koronavirus, sipas National Geographic.

Buddy ende nuk dihet nëse ka ngordhur nga ndërlikimet që erdhën si pasojë e koronavirusit, të cilin ai me shumë gjasë e mori nga pronari i tij, Robert Mahoney, apo nëse ai vdiq nga limfoma.

Dy veterinarë që nuk ishin pjesë e trajtimit të tij, por që shqyrtuan të dhënat mjekësore të Buddy për National Geographic, thanë për këtë revistë se qeni me siguri kishte kancer.

“Është ende e paqartë nëse kanceri e bëri atë më të ndjeshëm ndaj infektimit me koronavirus, ose nëse virusi e mori, apo nëse gjithçka ishte thjeshtë rastësi”, raporton revista.

“Mostrat nga qeni u morën pasi ai shfaqi shenja të përkeqësimit të frymëmarrjes”, raportoi USDA në atë kohë. Qeni pritej që të kishte shërim të plotë, por kjo nuk ndodhi. Shëndeti i Buddyt vazhdoi të përkeqësohej. Deri më 11 korrik, Allison Mahoney tha se e gjeti atë duke “vjellë” gjak.

Aktualisht rreth 25 qen dhe mace vlerësohet se janë të infektuar me koronavirus në SHBA.

Në këtë shtet nuk ka kërkesë të detyrueshme të testimit për kafshët që jetojnë në shtëpi me njerëz pozitivë me COVID-19, kështu që është e panjohur sesa kafshë shtëpiake në SHBA mund të infektohen dhe nëse niveli i rrezikut është i lartë./ Gazeta Sinjali/