Më poshtë, gjeni të gjitha ngjarjet e datës 31 maj 2021, shkruan Gazeta Sinjali.
Komisioni për të Drejtat e Njeriut shqyrton draft-planin e punës për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 10:00).
Mbahet mbledhja e Kuvendit Komunal të Gjakovës. (Salla solemne në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”, ora 10:00).
Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me Shoqatën e Veteranëve të Luftës organizon homazhe me rastin e 22-vjetorit të Operacionit “Shigjeta” Pashtrik. (Varrezat e dëshmorëve në Landovicë, ora 10:00 dhe pranë memorialit të dëshmorëve në Gorozhup ora 11:00).
Komisioni për Shëndetësi formon grupet punuese për monitorim të zbatimit të ligjeve. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, 11:00).
Mbahet konferencë për media me rastin e përfundimit të projektit të binjakëzimit “Fuqizimi i mëtejmë i ndikimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit në Kosovë”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 11:00).
Kryesia e Kuvendit mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 12:00).
Komisioni për Bujqësi shqyrton planin e punës për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 13:00).
Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet, Rrjeti i Grave të Kosovës-RrGK, Organizata ORCA dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore – QKSGJ dhe përfaqësues tjerë nga shoqëria civile organizojnë aksion simbolik me rastin e miratimit të rregullores së parë brenda Universitetit të Prishtinës, duke lexuar një deklaratë të përbashkët para Rektoratit të Prishtinës. (Ora 13:00).
Mbahet dëgjimi i fundit publik për pranimin e propozimeve dhe kërkesave të qytetarëve lidhur me projektet dhe shërbimet komunale. (Salla e Kuvendit Komunal Prizren, ora 17:00).
Agjenda e sotme e Kombëtareve të Kosovës dhe San Marinos në stadiumin “Fadil Vokrri”.
15:30 – Konferenca e Kombëtares së Kosovës
16:00 – Stërvitja e Kombëtares së Kosovës (15 minutat e para të hapura për media).
17:00 – Konferenca e Kombëtares së San Marinos.
17:30 – Stërvitja e Kombëtares së San Marinos (15 minutat e para të hapura për media). /Gazeta Sinjali/