Më poshtë, do të gjeni ngjarjet e datës 21 maj 2021, shkruan Gazeta Sinjali.
Mbahet mbledhja e parë e Këshillit Ministror për Integrim Evropian i Qeverisë së Kosovës. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 09:00).
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu Hoxhaj, vizitojnë QKMF-në ku ka filluar realizimi i analizës “Triple Test” për gratë shtatzëna. (QKMF, Prizren, ora 09:30).
Presidentja, Vjosa Osmani bën homazhe pranë lapidarit të heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të Junikut. (Qendra e qytetit, Junik, ora 10:30).
Presidentja, Vjosa Osmani merr pjesë në Akademinë Solemne me rastin e shënimit të 109 vjetorit të Kuvendit të Junikut 1912. (Salla e madhe “Oda e Junikut”, Junik, ora 11:00).
Lëvizja FOL organizon konferencë për medie me ç’rast publikon raportin “Efikasiteti i Avokaturës Shtetërore gjatë vitit 2020”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 11:00).
PSD fillon mbledhjen e nënshkrimeve për peticionin qytetar për faljen e gjobave të pandemisë COVID-19. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00).
Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, mban konferencë për medie. (Salla “1 Tetori”, Prishtinë, ora 12:00).
Forumi Rinor i Naša Inicijativës organizon Marsh solidarizues me popullin palestinez në Prizren. (Lidhja e Prizrenit, ora 13:45).
Organizohet marsh solidarizues me popullin hebre. (Sheshi “Skenderbeu”, Prishtinë, ora 14:00).
Promovimi i librit “Katalogu i Andrrave” të punuar nga Iliriana Lira Blakaj dhe Bjeshkë Guri. (Biblioteka Kombëtare të Kosovës, Prishtinë, ora 18:00)./Gazeta Sinjali/