image Ngjarjet që pritet të zhvillohen sot në Kosovë

Kosovë

Ngjarjet që pritet të zhvillohen sot në Kosovë

news image

Sot më 28 janar pritet të mbahen një sërë ngjarjesh, shkruan Gazeta Sinjali.

Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i ATK-së Ekrem Hysenaj, mban konferencë për medie, në të cilën do të prezantojë aktivitetet e zhvilluara, si dhe rezultatet e arritura të ATK-së gjatë vitit 2020. (Zyra qendrore e ATK-së, Prishtinë, ora 10:00).

KDI-ja mban konferencën për medie ku do të shpaloset “Indeksi për Perceptimin e Korrupsionit (CPI)” për vitin 2020. (Zyra e KDI-së, Prishtinë, ora 10:00).

Kuvendi Komunal i Prizrenit mban mbledhjen e rregullt. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit, ora 10:00).

Kuvendi i Komunës së Vitisë mban mbledhjen e parë të rregullt. (Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, ora 10:00).

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, merr pjesë në prezantimin e pullës postare, dedikuar personelit shëndetësor që kanë humbur jetën gjatë ballafaqimit me COVID-19. (Ministria e Shëndetësisë, ora 11:00).

Bëhet promovimi i libri “Krime serbe në Kosovë”, i autorit Çerçiz Loloçi. (Qendra Mediale e Kolegjit AAB, ora 11:00).

Universiteti “Fehmi Agani” shënon Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, e cila këtë vit i është kushtuar albanologut austriak – hebre Norbert Jokl. (Fakulteti i Edukimit, në Gjakovë, 12:00).

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, merr pjesë në përurimi i fillimit të punimeve për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë familjare në Strellc të Deçanit. (Strellc – Deçan, ora 12:30).

Partia Socialdemokrate mban aktivitet afër Ministrisë së Shëndetësisë. (Ministria e Shëndetësisë, ora 13:00).

Kandidati për deputet i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, mban konferencën për medie. (Zyra e AAK-së, ora 13:00).

Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruan kontratë sponsorizimi me kompaninë Selmans Network. (Hotel Sirius – Prishtinë, ora 14:00). /Gazeta Sinjali/