Sot më 16 prill, pritet të zhvillohen disa ngjarje. Gazeta Sinjali më poshtë ju sjell disa prej më të rëndësishmeve.
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it, publikon raportin: “Cenimi i integritetit të Këshillave nga Këshillat-Raporti i monitorimit të Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial në vitin 2020. (Platforma “Zoom”, ora 10:00).
Fillojnë punimet për rregullimin e infrastrukturës së Lumit Llukac në Gjakovë. (Gjakovë, ora 10:00).
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe koordinatori i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), Cihan Dinçer do të bëjnë shpërndarjen e pakove ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë, të dhuruara nga TIKA. (Gjimnazi “Gjon Buzu- Prizren, ora 11:00).
Në Gjakovë fillon aksioni për mbjelljen e 1600 fidanëve. Merr pjesë edhe kryetari Ardian Gjini. (Gjakovë, ora 12:00).
Mbahet seanca ndaj Ukë Rugovës dhe të tjerëve. (Departamentin për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ora 13:15).
Drejtori i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Prizren, Beni Kizolli mban konferencë për media në lidhje me banimin kolektiv në rrugën “Ardian Zuranxhiu”. (Objekti i Komunës, ora 14:00).
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu mban konferencë për medie. (Ndërtesa e Qeverisë ish-Rilindja – Salla e konferencave, ora 15:30). /Gazeta Sinjali/