image Ngjarjet për ditën e sotme

Kosovë

Ngjarjet për ditën e sotme

news image

Mbahet ceremonia e shkëmbimit të protokollit të bashkëpunimit zhvillimor ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Gjermanisë. Marrin pjesë ministrja e Financave, Hykmete Bajrami dhe ambasadori Jorn Rohde. Pas shkëmbimit të protokollit mbahet konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 10:00)

Komisioni për Buxhet dhe Transfere voton në parim Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për 2021.(Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 10:00)

Drejtori i AKI-së Kreshnik Gashi raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 10:00)

Kuvendi i Kosovës mban seancë të veçantë me rastin e Ditës ndërkombëtare të përkujtimit dhe nderimit të viktimave të krimeve të gjenocidit, si dhe parandalimi i këtij krimi. (Kuvendi i Kosovës, salla e seancave plenare, ora 11:00)

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, drejtori i organizatës “Ta Pastrojmë Kosovën”, Luan Hasanaj dhe kryetari i KOK-ut, Besim Hasani bëjnë mbjelljen e 150 drunjëve në kryqëzimin e auto-udhëve “Arbën Xhaferi” dhe “Ibrahim Rugova”. (Ora 11:00)

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban ceremoninë e ndarjes së çmimeve për foto-garën ‘FajiKorrupsionit’, aktivitet ky i organizuar për të shënuar Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit. (Modelariumi i Muzeut Kombëtar, ora 11:00)

OJQ Youth Initiative for Human Rights – Kosovo (YIHR KS) në kuadër të ‘Javës së të drejtave të njeriut’ mban aksion simbolik rrugor. (Sheshi ‘Skënderbeu’, ora 12:00)

Komisioni hetimor parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë diskuton rreth planit të punës për periudhën e mbetur së bashku me ekspertët e komisionit, si dhe do të ketë intervistim i dëshmitarëve. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 13:00)

Në Komisionin hetimor parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë COVID-19 nga Qeveria e Kosovës dëshmojnë Afërdita Hoxha – u.d. drejtoreshë e Departamentit Ligjorë në MSH dhe Nenad Rashiq – ish udhëheqës i Zyrës për Komunitete në zyrën e kryeministrit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 13:00)

Organizohet ceremonia e ndarjes së granteve start-up për të rinjtë përfitues. (Kabineti i ministres Vlora Dumoshi, MKRS, ora 13:00)

Kryeministri Avdullah Hoti dhe ministrja për Kulturë, Rini e Sport, Vlora Dumoshi vizitojnë Komitetin Olimpik të Kosovës me rastin e gjashtë vjetorit të anëtarësimit në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar. (KOK, ora 14:00)

/Gazeta Sinjali/