image Ngjarjet kryesore të paralajmëruara për ditën e sotme

Kosovë

Kalendari/ Ngjarjet kryesore të paralajmëruara për ditën e sotme

news image

Gjykata Themelore në Prishtinë shpall aktgjykimin për të dyshuarit e rastit “Syri i Popullit”. (Gjykata Themelore, Pallati i Drejtësisë, ora 09:30)

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës mban takimin rajonal për ndryshimet klimatike dhe integrimin evropian. (Hotel “Sirius”, ora 09:30)

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili përuron ambulancat e rinovuara specialistike në Klinikën e Otorinolaringologjisë (ORL) dhe Klinikën e Syve (Oftalmologjisë). (QKUK, ora 10:00) 

Komuna e Skenderajt, në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së bëjnë në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. (Ora 10:00)

Klubi i Prodhuesve të Kosovës organizon diskutim për efektet e tarifës 100% në ekonominë  e vendit. (Salla e konferencave “Orion”, ora 10:00) 

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti nënshkruan Marrëveshje Mirëkuptimi me USAID-in për zbatimin e programit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Komuna e Prishtinës, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e Qeverisë në detyrë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)