image Ngjarjet kryesore të 16 shtatorit në Kosovë

Kosovë

Ngjarjet kryesore të 16 shtatorit në Kosovë

news image

Me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Tiranës si kryeqytet, Komuna e Prizrenit dhe Unioni i Bashkive Shqiptare organizojnë aktivitetin “Muzeu Lëvizës-Tirana vjen tek ne”.

Agjenda e aktiviteteve:

– Takim me kryetarin e Komunës së Prizrenit në “Shtëpinë e Bardhë”. (Ora 9:30)

– Hapja e Muzeut Lëvizës në “Sheshin e Lidhjes” në Prizren. (Ora 10:00)

– Vizitë në projekte të ndryshme në Komunën e Prizrenit nga delegacioni. (Ora 11:00)

– Vazhdimi i aktiviteteve në “Sheshin e Lidhjes”. (Ora 18:00)

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Ramë Likaj dhe ministri i Ekonomisë dhe Ambientit Blerim Kuçi përurojnë objektin e shkollës në Dobërdelan të Suharekës (Ora 10.15), përurimi i objektit të shkollës në Leshan (Ora 10.45), fillimi i punimeve “Çerdhja e Fëmijëve”, Suharekë (Ora 11:30).

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencë për medie. (Zyra e GLSP, Rr. “Rexhep Luci”, Prishtinë, ora 10:00)

Iniciativa Qytetare proteston kundër punimeve për zgjerimin e rrugës “Nënë Tereza” në Gjakovë. (Te hyrja e rrugës Nëna Terezë (afër TEB) Gjakovë, ora 10:00)

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti merr pjesë në tryezën e diskutimit: Kryeministri përballë Platformës së shoqërisë civile për dialog, organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 11:00)

Inspektorati i Tregut i MTI-së vizitë inspektuese për të konfirmuar produktet të cilat prodhohen në kompaninë “Sharr Cem” se a janë në përputhje me dispozitat e Udhëzimit Administrativ nr.05/2020 për përcaktimin e kushteve për vendosjen e çimentos së zakonshme në treg. Merr pjesë edhe ministri i MTI-së, Vesel Krasniqi. (SharrCem, Hani i Elezit, ora 11:00)

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi viziton Kolegjin Universum me rastin e nënshkrimit të bashkëpunimit ndërmjet Universum, CSR dhe UNICEF Kosova (Kampusi i Kolegjit Universum, magjistralja Prishtinë-Ferizaj, ora 11:00)

Organizatat studentore Studim Kritikë Veprim, UPSK dhe Reforma mbajnë konferencë për media. (Para objektit të MASH, Prishtinë, ora 11.30)

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) aksion simbolik ndaj dënimeve të ulëta për vrasësit e grave. (Para Prokurorisë në Prishtinë, ora 12:00)

Sindikata e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë të Kosovës mban protestë. (Para Klinikës së Kirurgjisë, QKUK, ora 12:00)

Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëri, ora 13:00)

Me rastin e “Javës së Sigurisë Rrugore”, ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu, ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj nënshkruajnë premtimin/betimin, për ta përçuar mesazhin tek opinioni. (Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, Prishtinë, ora 14:00)./Gazeta Sinjali/