image Ngjarjet e paralajmëruara të ndodhin sot në Kosovë

Kosovë

Kalendari/ Ngjarjet e paralajmëruara të ndodhin sot në Kosovë

news image

Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

 Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media ku do të prezantohen vlerësimet dhe propozimet mbi temën “10 masat më urgjente të Qeverisë Kurti”. (Qendra e Konferencave ‘Orion’, ora 10:00)

Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe UN Women në partneritet me Institutin për Politikë Zhvillimi organizon tryezën me temë ‘Fuqizimi i grave dhe vajzave përmes shkencës dhe teknologjisë’. (Biblioteka Kombëtare, ora 10:00)

Keshilli për Kthimin e Pronave të Bellanicës protestojnë para qeverisë së Republikës së Kosovës. (Para qeverisë, ora 10:00)

Mbahet seanca e parë e dy aktivistëve të PSD-së, Gëzon Kastrati dhe Korab Korça, dhe aktivistit të Vetëvendosjes, Çlirim Gërbeshi, që akuzohen padrejtësisht për veprën “Përgatitje e veprës terroriste”. (Pallati i Drejtësisë, ora 10:00)

Ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi pret në takim shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian, Nataliya Apostolova. (Ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, kati 11, ora 11:00 – vetëm pamje)

Kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, mban konferencën e radhës. (Zyret e Degës në Prizren, ora 11:00)

Kryeministri Albin Kurti pret në takim ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00 -vetëm pamje) 

Krytarja e Kuvendit, Vjosa Osmani takohet me ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel ((Kabineti i Krytares Osmani, ora 15:30 – vetëm pamje)

Zyra Kombëtare të Auditimit organizon ceremoninë zyrtare për shënimin e anëtarësimit në Organizatën Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit – INTOSAI. (Hotel Emerald, ora 19:30)