image Ngjarjet e paralajmëruara të ndodhin sot në Kosovë

Kosovë

Ngjarjet e paralajmëruara të ndodhin sot në Kosovë

news image

Për sot janë paralajmëruar 4 ngjarje dhe aktivistete të cilat do të zhvillohen gjatë ditës në Kosovë.

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, merr pjesë në hapjen e fushatës së korrje-shirjeve. (Livoq i Poshtëm dhe Velekincë, ora 10.00).

Kryeministri Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, do të vizitojë kompaninë “SOWI KOSOVA”. (Bajgorë e Mitrovicës, ora 11:00).

Vazhdon seanca plenare e Kuvendit ku do të bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësim-ndryshimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për 2020. (Kuvendi i Kosovës, ora 14.00).

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti raporton në Kuvend lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19. (Kuvendi i Kosovës, ora 16.00).