image Ngjarjet e paralajmëruara të ndodhin sot në Kosovë

Kosovë

Njoftim/ Ngjarjet e paralajmëruara të ndodhin sot në Kosovë

news image

Përurohet projekti “One Stop Shop” (Qendra me Një Ndalesë), projekt i Komunës së Prizrenit dhe Ministrisë së Administratës Publike. (Objekti i administratës komunale në Prizren, ora 9.00)

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni dhe kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skender Çoçaj, nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit për ndërlidhjen e sistemeve elektronike të prokurorisë dhe gjykatës, dhe për shpërndarjen automatike të lëndëve te prokurorët dhe gjyqtarët. (Prokurori i Shtetit, kati 3, rr. “Enver Zymberi”, Prishtinë, ora 10.00)

Mbahet konferenca dyditore me temën “Roli i grave police në përgjigjen ndaj kërcënimeve transnacionale”. (Hotel ‘Emerald’, ora 10.00)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, takim me Isa Mustafën, ish-kryeministër dhe kryetar i LDK-së. (Presidencë, ora 10:30, pamje)

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti pr et në takim Dale Pfeiffer, themeluesin e Fondit Amerikan të Edukimit në Kosovë (KAEF). (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:30)

Banorët dhe prindërit e fshatit Busavatë të Kamenicës do të protestojnë para Kryeministrisë. (Ora 11.00)

Kuvendi i Kosovës mban seancë për Ditën Ndërkombëtare të Gruas. (Kuvendi i Kosovës, ora 11.00)

Hapet Qendra e Frankofonisë në Kinema “Jusuf Gërvalla” në Pejë. (Kinema “Jusuf Gërvalla” Pejë, ora: 11:00)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, takim me Kadri Veselin, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe kryetar i PDK-së. (Presidencë, ora 11:30, pamje)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, takim me Albin Kurtin, kryeministër i Kosovës dhe kryetar i LVV-së. (Presidencë, ora 13:00, pamje)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, takim me Ramush Haradinaj, ish-kryeministër dhe kryetar i AAK-së. (Presidencë, ora 12:30, pamje)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, takim me Fatmir Limaj n, ish-zëvendëskryeministër dhe kryetar i NISMA-s. (Presidencë, ora 13:45, pamje)

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti merr pjesë në Shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore në ZKM. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, viziton Komisionin qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas – 8 Marsit. (Ish-aneksi i Bankës së Lubjanës, ora 14.00)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, takim me Behgjet Pacollin, ish-zëvendëskryeministër dhe kryetar i AKR-së. (Presidencë, ora 14:15, pamje)

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti pret në takim bordin e organizatës joqeveritare GERMIN. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:30)

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova do të lansojë publiki min “Gratë folëse: Një vit i përkrahjes së BE-së për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave në Kosovë” . (Shtëpia e Evropës, Rruga UCK nr.90, Prishtinë, ora 16:00)

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Podujevës Shpejtim Bulliqi mban tubim elektoral në Lluzhan. (Shkolla “Afrimi dhe Fazliu”, ora 19.00)