image Ngjarjet e paralajmëruara të ndodhin sot në Kosovë

Kosovë

Kalendari/ Ngjarjet e paralajmëruara të ndodhin sot në Kosovë

news image

Komuna e Gjakovës mban debat publik me qytetarët. (Salla e madhe e Kuvendit të Komunës së Gjakovës, ora 10.00)

Kryetari i Gjykatës së Apelit Hasan Shala mban konferencë për media.  (Gjykata e Apelit, objekti B,  Pallati të Drejtësisë në Lagjen Prishtina e re. (Ora 10.30)

Kryetari i Degës së PDK-së në Prizren Shaqir Totaj mban konferencën e parë për këtë vit. (Zyrat e PDK-së në Prizren, ora 11:00)

Në kuadër të manifestimit “Flaka e janarit 2020”- Gjilan, bëhen homazhe në nderim të dëshmorit të kombit Xhevat Qerimi. (Teatri i Qytetit, Gjilan, ora 11.00)

Mbahet akademi përkujtimore në nderim të dëshmorit të kombit Xhevat Qerimi. (Teatri i Qytetit, Gjilan, ora 12.00)

Bëhet rivarrimi i dëshmorit të kombit Xhevat Qerimi. (Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve, Gjilan, ora 12.45)

Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës në detyrë. ( Ndërtesa e Qeverisë, ora 13.00)

Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Ramiz Azizi, prezanton raportin vjetor për vitin 2019, të arriturat dhe sfidat e Gjykatës. (Gjykata Themelore Gjilan, Kati i tretë, salla 306, ora 13.30)

Kryetari i Kamenicës Qëndron Kastrati, bashkë me Drejtorinë Komunale të Arsimit, mbajnë konferencë për media në lidhje me riorganizimin e shkollave në Kamenicë.  (Objekti i Komunës së Kamenicës, Salla e Kuvendit Komunal, ora 14:00)