Presidenti Hashim Thaçi merr pjesë në shënimin e njëzet vjetorit të themelimit të Administratës Tatimore të Kosovës. (Hoteli “Emerald”, ora 10:00)
Mbahet Konferenca vjetore e prokurorëve të shtetit. (Hoteli “Emerald”, ora 10:00)
Mbahet ceremonia e shpalljes për çmimin “Vullnetar i vitit”. (Restorant “L’OLIVE” në Ferizaj, ora 11:00)
Lëvizja “Fol” prezanton gjetjet nga monitorimi i shumave të paguara nga komunat që dalin nga vendimet gjyqësore. (Zyrat e Lëvizjes “Fol”, ora 11:00)
GIZ Kosova organizon ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit për zbatimin e projektit “Skema e Praktikës me të diplomuarit nga fakultetet teknike”. (GIZ Kosova, rruga “Anton Çetta” në Prishtinë, ora 13:00)
Vazhdon seanca përfundimtare në procesin gjyqësor i njohur si “Syri i Popullit”. (Gjykata Themelore, në Prishtinë, ora 13:30)
Në kuadër të “Flakës së Janarit” mbahet Akademia e Falës. (Teatri i Qytetit të Gjilanit, ora 16:00)
Ambasada Franceze dhe EUNIC Cluster Prishtina, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, organizojnë konferencën “Promovimi i turizmit kulturor në Prishtinë”. (Shtëpia e Evropës, ora 16:15)
Hapet ekspozita kolektive e arteve pamore “Peneli i Flakës”. (Galeria e qytetit të Gjilanit, ora 17:30)