image Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

Kosovë

Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

news image

Sot, do të mbahet seanca plenare në Kuvendin e Kosovës. Mirëpo përveç kësaj kësaj, do të zhvillohen edhe disa ngjarje tjera në Kosovë gjatë kësaj të marte.

Në orën 11:00, shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE, Lukal Mandl dhe Viola von Cramon do të mbajnë konferencë për media në lidhje me zgjedhjet lokale (Swiss Diamond Hotel).

Gjithashtu, sot, Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim publikon raportin “Transparenca dhe llogaridhënia në universitetet publike në Kosovë – Mos – Informimi i Publikut 3”. (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

Ndërsa, Komisioni Evropian do ta publikojë paketën vjetore të zgjerimit, përfshirë Raportet e Vendeve ku do te mbahet konferencë për shtyp nga Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerimi, Oliver Varhelyi. (Transmetimi në faqen e Zyrës së BE-së në Facebook, ora 17:15)

Ndërkaq sa i përket fushës së kulturës, sot në orën 17:30, në teatrin “Dodona” do të shfaqet “Bob Vatsoni bie nga kati i nëntë por nuk vdes plotësisht”.

E në orën 18:30, shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog i dorëzon raportin e Komisionit Evropian Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me ç’rast do të mbajnë edhe një konferencë te përbashkët për shtyp.

/GazetaSinjali/