image Ngjarjet e ditës së sotme

Kosovë

Ngjarjet e ditës së sotme

news image

Sot më 7 maj 2021, parashihet një varg ngjarjesh, shkruan Gazeta Sinjali.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit takohet me mbrojtësit e viktimave. (Pallati i Drejtësisë, ora 09:30).

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton Propozim-vendimit e Avokatit të Popullit lidhur me zgjedhjen e 5 zëvendësve të Avokatit të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00).

Lëvizja FOL organizon tryezë diskutimi me ç’rast publikon raportin “Realizimi i Planit të Punës së KPK-së dhe PSh-së për vitin 2020”. (Hotel Sirius-Prishtinë, ora 10:00).

Për nder të rënies heroike të dëshmorëve të Gjakovës, Brigada 137 Gjakova e UÇK-së organizon homazhe.

Agjenda:

Ora 10:00 – Homazhe në varrezat e Dëshmorëve

Ora 10:15 – Homazhe në varrezat e Martirëve në kodrën e Çabratit.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit viziton Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve. (Strehimorja, Ulpianë, ora 10:45).

KDI mban konferencë për medie ku do të shpalosën të gjeturat e hulumtimit mbi transparencën e komunave të Kosovës në prokurim publik, për vitin 2020. (Zyret e KDI-së, ora 11:00).

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit takohet me Njësitin Kundër Dhunës në Familje-Policia e Kosovës. (Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, ora 11:45).

Homazhe me rastin e 23 vjetorit të rënies së heroit Bahri Fazliu. (Varrezat e Dëshmorëve në Velani-Prishtinë, ora 12:00).

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, do ta ndajë çmimin “Evropiani i Vitit 2021”, i cili jepet për të gjashtën herë radhazi nga BE-ja. (Shtëpia e Evropës, ora 13:00). /Gazeta Sinjali/