image Ngjarjet e ditës së sotme

Kosovë

Ngjarjet e ditës së sotme

news image

Sot pritet të zhvillohen disa ngjarje. Më poshtë, do të lexoni për të gjitha ngjarjet e datës 19 mars 2021.

Autobusët e transportit rrugor të udhëtarëve parakalojnë nëpër kryeqytet, për mossubvencionimin nga Qeveria. (Stacioni i autobusëve deri te Qeveria, ora 10:00).

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, mban konferencë për medie, së bashku me përfaqësuesit e ndërmarrjes publike “Ekoregjioni”. (Shtëpia e Bardhë, Prizren, ora 10:00).

Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Sindromën Down, kryetari i komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka do të marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga drejtoria Komunale e Arsimit. (Sheshi “Shatërvan”, Prizren, ora 13:00).

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani presin në takim kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhikun për t’u konsultuar për formimin e institucioneve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 14:30)./Gazeta Sinjali/