image Ngjarjet e ditës së sotme

Kosovë

Ngjarjet e ditës së sotme

news image

Me rastin e 31 vjetorit të themelimit të LDK-së, Kryesia bën homazhe te varri i presidentit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. (Velani, Prishtinë, ora 10:00)

Mblidhet Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00­)

Komisioni për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:30)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencë për medie “profili i migrantit 2.0: Cilët qytetarë të Kosovës janë më të prirur për të migruar?”. (Zyrat e GLPS-së, Prishtinë, ora 10:30)

Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani takohet me përfaqësues të koalicionit Nisma-AKR, lidhur me caktimin e zgjedhjeve të reja pas vendimit të Kushtetueses. (Kabineti i presidentes, ora 11:00)

Kryeministri Avdullah Hoti viziton shoqatën Handikos. (“Veternik”, Prishtinë, ora 11:00)

Mblidhet Komisioni për Integrim Evropian. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 11:00)

Mblidhet Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 11:00)

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani takohet me përfaqësues të Grupit 6+, lidhur me caktimin e zgjedhjeve të reja pas vendimit të Kushtetueses. (Kabineti i presidentes, ora 12:00)

Nënshkruhet marrëveshje e bashkëpunimit mes Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës (OHTK-së), Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK-së) dhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK-ut). (Rilindja, Kompleksi III nr. 42, ora 12:00)

Dega e LDK-së në Prizren mban konferencë për medie. (Zyret e LDK-së, ora 12:00)

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani takohet me përfaqësues të Listës Serbe, lidhur me caktimin e zgjedhjeve të reja pas vendimit të Kushtetueses. (Kabineti i presidentes, ora 13:00)

Ministri Drejtësisë, Selim Selimi merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të “Këndit të Kurajos”. (Ministria e Drejtësisë, ora 13:00)

Kryeminstri Avdullah Hoti dhe ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi marrin pjesë në hapjen e ekspozitës “Rezistenca paqësore dhe shtetndërtimi 1989-1999”. (Muzeu Shtëpia e pavarësisë “Ibrahim Rugova”, ora 13:00)

Kryeminstri Avdullah Hoti dhe ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi marrin pjesë në koncertin e Filharmonisë së Kosovës me rastin e Festës së Krishtlindjes. (Katedralja e Nënë Terezës, Prishtinë, ora 17:00)

/Gazeta Sinjali/