image Ngjarjet e ditës së sotme

Kosovë

Ngjarjet e ditës së sotme

news image

OJQ “Ngritja e Zërit” dorëzon për herë të tetë dosjet- lëndët e radhës në Gjykatën Kushtetuese te Kosovës rreth vlerësimit të kushtetutshmërisë së aktit juridik të Gjykatës Supreme të Kosovës, me rastin e refuzimit të padisë për kompensimin e dëmeve të luftës. (Ora 9:00)

Drejtoria e Shëndetësisë e Komunës së Prizrenit, në bashkëpunim me Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dhe shoqatën e Shëndetësisë dhe Qytetërimit do të bëjë hapjen e trajnimit katër-ditor online me mjekët nga Turqia, me temën “Metodat për të luftuar me Covid-19”. (QKMF Prizren, ora 9:00)

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti takim me rektorët e universiteteve publike rajonale të Kosovës. (Rektorati i UP-së, ora 9:00)

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi, merr pjesë në ndarjen e çmimit për vepër jetësore dhe vjetore në fushën e muzikës. (MKRS, ora 10:00)

Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri raporton në Komisionin parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë nga Qeveria e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00)

Stafi mbështetës shëndetësor proteston për mos marrjen e shtesave në paga. (Para Drejtorisë së SHSKUK-së, ora 10:00)

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, takohet me kryetarin e Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi. (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, ora 11:00, konferenca mbahet në sallën e konferencave, ora 11:30)

ARKEP raporton në Komisionin për Ekonomi në lidhje me zhvillimin e procesit të shitjes së operatorit IPKO. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, Bordi i Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, ora 11:00)

Shoqata “Thirrjet e Nënave” organizon konferencë për shtyp me temën “Sot është vonë, nesër do të jetë edhe më vonë”. (Para objektit të Kuvendit të Kosovës, ora 11.00)

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi, merr pjesë në certifikimin e të rinjve të Vushtrrisë të trajnuar për ndërmarrësi. (Kalaja e qytetit Vushtrri, ora 11:30)

Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, pret në takim ministren e Financave, Hykmete Bajrami. (Restorant “Astoria”, salla e konferencave, ora 11:30)

Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrat e Vetëvendosjes, lagjja ‘Arbëria’, Prishtinë, ora 12:00)

Udhëheqësi i Qendrës Operative Emergjente në Gjilan Fadil Kajtazi raporton në Komisionin parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë nga Qeveria e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 12:00)

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi raporton në Komisionin për Bujqësi për marrëveshjet e Uashingtonit për ndërtimin e akseve rrugore dhe hekurudhore. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 13:00)

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) organizon konferencë për media me temë diskutimi “Pandemia dhe vështirësitë e të bërit biznes”. (OAK, ora 13:00)

Udhëheqësi i Qendrës Operative në Ministrinë e Shëndetësisë, Pashk Buzhala raporton në Komisionin parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë nga Qeveria e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 13:00)

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi, takim me kryetarin e Mitrovicës Agim Bahtiri. (Komuna e Mitrovicës, ora 13:30)

Partia Socialdemokrate do të mbajë aktivitet. (Vendi i takimit te parkingu i ETC- Zona Industriale Fushë Kosovë, ora 13:30).

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi, merr pjesë në certifikimin e të rinjve të Mitrovicës të trajnuar për ndërmarrësi. (Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini”, ora 14:00)

Kryeministri Avdullah Hoti, ministri i Bujqësisë Besian Mustafa, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi dhe kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi takohen me shoqatat e vreshtarëve dhe verëtarëve. (Departamenti i Vreshtarisë dhe Verëtarisë (ish-ndërtesa e TMK-së), rruga “Xhelal Hajda-Toni”, Rahovec, ora 14:00). /Gazeta Sinjali/