image Ngjarjet e datës së sotme në Kosovë

Sociale

Ngjarjet e datës së sotme në Kosovë

news image

Sot më 2 prill, janë paraparë të zhvillohen disa aktivitete.

Në komunën e Gjakovës nis procesi i vaksinimit të punëtorëve shëndetësorë. (QMF-Çabrati, ora 08:00)

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, viziton shtëpitë e ndërtuara nga DPMS për përfituesit e thirrjes publike të kësaj drejtorie për “Ndërtimin e 30 shtëpive të formës – Pika Jashtë”. (Nisja nga Shtëpia e Bardhë, Prizren, ora 09:00).

Kuvendi i Kosovës mban seancën e radhës, ku do të votohet përbërja e Komisioneve Parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla e mbledhjeve plenare, ora 10:00).

Komuna e Drenasit organizon akademi solemne kushtuar demonstratave të vitit 1981. (Salla e Kulturës -objekti i vjetër i Komunës, ora 10:00).

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, viziton Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare ku do të realizohet vaksinimi. (QKMF, Prizren, ora 11:00).

Oda e Mjekëve të Kosovës bën publikimin dhe promovimin e Revistës “Mjeku”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 11:00).

Bëhet inaugurimi i Stacionit të Transferit të Mbeturinave në Komunën e Gjakovës. (Qyteti i Gjakovës, ora 11:00).

ETEA organizon manifestimin “Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë dhe të Rinj”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, ora 12:00).

U.d Presidenti i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bashkë me kryeministrin Albin Kurti, Vjosa Osmani, me zëvendëskryeministren Emilija Rexhepi si dhe me ministren për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, Arbërie Nagavci, në Ditën Botërore të Autizmit, do të presin në takim udhëheqësit e shoqatave të autizmit në Kosovë, duke përfshirë prindër dhe fëmijë me autizëm. (Presidenca, ora 13:00)./Gazeta Sinjali/