image Ngjarjet e datës 4 nëntor

Kosovë

Ngjarjet e datës 4 nëntor

news image

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami, raporton në Komisionin për Buxhet dhe Transfere lidhur me zhvillimet e fundit në ATK. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 10:00)

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) dhe Projekti për Arsim të Lartë, Hulumtim dhe Shkencat e Aplikuara Plus (HERAS+), nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi. (Hotel ‘Sirius’, Prishtinë, ora 10:00)

Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Organizatën ‘Ta Pastrojmë Kosovën’. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë, ora 11:00)

Organizata ‘Germin’ lanson programin dhe partnerët e konferencës “Diaspora flet 2020″. (Qendra e Inovacionit të Kosovës, ora 11:00)

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Arsimit, Xhemile Thaçi- Vezgishi marrin pjesë në fillimin e punimeve të aneksit të objektit shkollor SHFMU “Dy Dëshmorët” në fshatin Sërbicë. (Ora 11:00)

Save the Children në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit bëjnë hapjen e Qendres së Kujdesit Zhvillimit dhe Edukimit në Fëmijëri të Hershme. (Shkolla ‘Agim Ramadani’ në Zhegër, Gjilan, ora 11:00)./Gazeta Sinjali/