Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, takohet me ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi dhe me krerët e disa prej federatave sportive të Kosovës. (MKRS, ora 10:00)
Kryetari i PDK-së dega në Prizren Shaqir Totaj mban konferencë për media. (Zyrat e degës në Prizren, ora 11:00)
Ministri i Pushtetit Lokal, Goran Rakiq dhe ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu raportojnë ndaras në Komisionin për Qeverisje Lokale. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 11:00 dhe ora 13:00)
Komisioni për Ekonomi shqyrton në parim Projektligjin për masat për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 11:00)
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për pasqyrat vjetore financiare 2019 për Stacionin e Autobusëve Prishtinë, të ftuar, kryesuesi i Bordit dhe kryeshefi ekzekutiv. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 12:00)
Kuvendi i Kosovës mban seancën plenare për gjendjen pandemike në vend dhe menaxhimin e COVID-19 nga ana e Qeverisë. (Kuvendi i Kosovës, salla e Kuvendit, ora 13:00)
Konferenca për media e Kombëtares së Kosovës në futboll para ndeshjes me Moldavinë. (Stadiumi “Fadil Vokrri” Prishtinë, ora 17:00)
Stërvitja e Kombëtares së Kosovës në futboll. (Stadiumi “Fadil Vokrri” Prishtinë, ora 17:30)
Konferenca për media e Kombëtares së Moldavisë në futboll. (Stadiumi “Fadil Vokrri” Prishtinë, ora 18:30)
Stërvitja e Kombëtares së Moldavisë në futboll. (Stadiumi “Fadil Vokrri” Prishtinë, ora 19:00)./Gazeta Sinjali/