Për sot janë paralajmëruar tetë ngjarje dhe aktivitete të cilat do të zhvillohen gjatë ditës në Kosovë.
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.(Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 09:00)
Kuvendi i Kosovës mban vazhdimin e seancës së ndërprerë javën e kaluar. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)
Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, do të nënshkruajë memorandum bashkëpunimi për financimin e projekteve infrastrukturore me kryetarin e komunës së Istogut, Haki Rugova. (Istog, ora 10:00)
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, viziton Komunën e Deçanit. (Objekti i Komunës së Deçanit, ora 10:00)
Punëtorët e “IMN Kosova” Prishtinë protestojnë për mos pagesën e 20% të privatizimit.(Para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ora 11:00)
Bëhet prerja e shiritit të objektit – Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit në Radavc. Pjesëmarrës do të jenë drejtori i Përgjithshëm i PK-së, përfaqësues të ICITAP-it amerikan. (Radavc, rruga Vitomiricë-PKK Kullë, ora 11:00)
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka merr pjesë në hapjen e pjesës së rinovuar të QKMF-së, ku do të punojë ndërrimi i tretë. (QKMF Prizren, ora 12:00)
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj takohet me kryetarin e Komunës së Gjakovës Ardian Gjini. (Kabineti i kryetarit, ora 13:00. Pas takimit do të ketë vizitë në QKMF-në dhe Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda”) /GazetaSinjali/