Gazeta Sinjali më poshtë ju sjell të gjitha ngjarjet e datës 23 prill 2021.
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. Pas takimit mbajnë konferencë për medie. (Objekti i MPJD-së). Konferenca e përbashkët për medie do të mbahet në orën 09:40.
10:00 – Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. (Kabineti i Presidentes).
10:00 – Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takohet me përfaqësuesit e shoqatave për mbrojtjen e të drejtave të grave të dhunuara gjatë luftës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506).
10:00 – KOMF publikon raportin e monitorimit “Shërbimet Sociale në Kohë Pandemie”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë).
10:00 – Organizata ETEA dhe biblioteka “Hivzi Sulejmani” organizojnë panelin e diskutimit “Libri mes ofertës dhe kërkesës”. Merr pjesë Sejnur Veshall, zëvendësministër i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, Prishtinë).
11:00 – Mbahet seanca e radhës ndaj ish-komandatit të UÇK-së, Pjetër Shala. (Hagë).
12:00 – Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton Propozim-vendimin e Avokatit të Popullit lidhur me zgjedhjen e 5 zëvendësve të Avokatit të Popullit. Merr pjesë Avokati i Popullit, Naim Qelaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10).
12:00 – Në Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë raporton drejtori i AKI-së lidhur me gjendjen e sigurisë në vend. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204). /Gazeta Sinjali/