Një person u arrestua nga policia e Riminit në Itali pasi goditi me thikë pasagjerët, përfshirë një fëmijë, brenda një autobusi urban.
Burrit me origjinë somaleze, iu kërkua bileta nga dy kontrollorët, në përgjigje, ai nxori thikën dhe goditi dy punonjëset për t’u larguar më pas.
Gjatë kohës që ndiqej nga policia, ai sulmoi me thikë tre persona të tjerë, përfshirë një fëmijë.
Sulmuesi doli nga autobusi, duke kërcënuar shoferin për të hapur derën dhe iku në këmbë. Ai u përpoq të rrëmbente një makinë, por nuk ia arriti, raporton A2news.
Megjithatë, arratia e tij nuk zgjati pasi pas disa minutash u arrestua nga policia.
Një hetim ka nisur për zbardhjen e ngjarjes, por sipas autoriteteve pista e terrorizmit përjashtohet.