image Ngjarje e pazakontë në Zvicër, policia kërkon personin që ka lënë arin në tren

Botë

Ngjarje e pazakontë në Zvicër, policia kërkon personin që ka lënë arin në tren

news image

Një ngjarje e pazakontë kë ndodhur në vjeshtë të vitit të kaluar në Zvicër, ku një person kishte lënë një sasi ari në tren. Policia është në kërkim të autorit të kësaj vepre.

Ky person ka kohë deri në 5 vjet që të vërtetojë se kjo sasi ari i përket atij, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Ngjarja kishte ndodhur në tetor të vitit 2019, kur një pako me shufra ari me vlerë 182,000 franga zvicerane u gjet në një tren nga St.Gallen në Lucern, thuhet në njoftimin zyrtar.

Pasi ari nuk ka ende një pronar legal, kjo sasi u konfiskua nga Prokuroria Publike e Lucernit. Pretendimet për të justifikuar shufrat e arit mund të pohohen në prokurori  brenda pesë vjetësh./Gazeta Sinjali/