image Ngjarje e frikshme në Junik, 4 veta tentojnë ta vrasin një person me armë e çekan

Kosovë

Policia/ Ngjarje e frikshme në Junik, 4 veta tentojnë ta vrasin një person me armë e çekan

news image

Një person në Junik është sulmuar rëndë nga 4 persona mbrëmë rreth orës 23:00.

Junikasi ka raportuar në Polici se 4 persona të armatosur ia kanë zënë pritën. Sipas tij, personat me armë kanë dalur nga vetura me targa vendore.

Dy prej sulmuesve kanë shtënë me armë drejt tij, ndësa njëri e ka goditur me çekan disa herë, shkruan Gazeta Sinjali.

Viktima ka pësuar lëndime serioze në dorë, këmbë dhe shpinë.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe gjatë ekzaminimit kanë gjetur 11 gëzhoja të një revoleje 9mm dhe 4 gëzhoja të automatikut AK-47.

Nuk dihet ende motivi i rastit. Ndërsa viktima pas marrjes së ndihmës së parë është dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman të mëtejmë.

Për të, sulmuesit janë të panjohur. /Gazeta Sinjali/