Një aksident i rëndë në vendin e punës ka ndodhur sot në Gjakovë, ku dy punëtorë ndërtimtarë kanë humbur jetën pasi ranë nga kati i tretë të një objekti në ndërtim.
Burime të besueshme të Sinjalit bëjnë me dije se viktimat janë Hazir Jakupaj, rreth 48-vjeçar dhe Daut Bajraktari rreth 50-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur gjatë punës në një objekt në ndërtim, ku për shkaqe që po hetohen, të ndjerët kanë rënë nga lartësia. Ata nuk kanë arritur t’u mbijetojnë plagëve të marra.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë, emergjenca dhe Inspektorati i Punës, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar rrethanat e sakta të aksidentit.
Sinjali do të raportojë me detaje të tjera sapo ato të konfirmohen nga autoritetet.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!