image Dy punëtorë ndërtimi humbin jetën në Gjakovë

Siguri

Dy punëtorë ndërtimi humbin jetën në Gjakovë

news image

Dy punëtorë të ndërtimtarisë kanë humbur jetën në Gjakovë.

Lajmin për Gazeta Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Sot rreth orës 08:15, jemi njoftuar se dy persona (meshkuj të moshës madhore) janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Gjakovë, dyshohet si pasojë e lëndimeve të pësuar në vendin e punës, në rrugën “Bardhyl Qaushi ” në Gjakovë. Më pas është konfirmuar edhe vdekja e tyre. Njësitë relevante të Policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarr veprime hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit”, tha Elezaj për Sinjalin.

Sinjali ka mësuar identitetin e tyre, por për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe mundësisë që familjarët ende të mos jenë njoftuar zyrtarisht, kemi vendosur të mos i publikojmë emrat në këtë fazë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/