image Ngjarja e rëndë në Mitrovicë: Dy vëllezërit e dyshuar për vrasjen e 23-vjeçarit gjenden në arrati

Siguri

Ngjarja e rëndë në Mitrovicë: Dy vëllezërit e dyshuar për vrasjen e 23-vjeçarit gjenden në arrati

news image

Gazeta Sinjali mbrëmë raportoi për vrasjen e 23-vjeçarit nga Mitrovica, Mehmet Kurti dhe plagosjen e dy personave të tjerë në picerinë “Propper Pizza” nga i dyshuari Valmir Selimi. Lidhur me këtë rast Sinjali mëson se i dyshuar është edhe vëllai i Valmir Selimit (emër i njohur për redaksinë), të cilët gjenden në arrati.

Sinjali mbrëmë raportoi se për rrethanat që dyshohet se kanë çuar deri te vrasja e të riut. Mësohet se një punëtore e “Maestro Delivery” pasi që e kishte lënë punën aty për të punuar në “Proper Pizza”, kishte inatosur të dyshuarin Valmir Selimi, pronar i biznesit “Maestro”.

Selimi kishte shkuar për të qëruar hesapet në picerinë “Propper Pizza”, pronarin e të cilit e kishte cak të vrasjes. Por në momentin kritik, atij i kishte dalë përpara viktima 23-vjeçar, i cili ishte qëlluar dhe pasi që nuk kishte mundur t’i mbijetonte plagëve, kishte vdekur.

Gazeta mëson se ky është versioni i parë që po e heton policia, teksa nuk përjashtohen edhe motive të tjera, të cilat mbetet të konfirmohen vetëm pas zhvillimit të hetimeve.

Dy personat e plagosur pas gjuajtjes me armë zjarri janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/