image Ngjarja e dhimbshme për familjen Kluna në Drenas, ky është burri që dyshohet se bëri vetëvrasje me armë

Siguri

Ngjarja e dhimbshme për familjen Kluna në Drenas, ky është burri që dyshohet se bëri vetëvrasje me armë

news image

Gazeta Sinjali raportoi sonte për një rast mjaft të rëndë që ka ndodhur në fshatin Poklek i Ri në Drenas, ku një burrë është gjetur pa shenja jete dhe dyshohet të ketë kryer vetëvrasje me armë zjarri.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për 63-vjeçarin, Agim Kluna, vdekja e së cilit është konfirmuar nga ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes.

Sipas informacioneve të para, rasti ka ndodhur pas orës 18:00, kur Policia mori informacionin dhe intervenoi në vendin e ngjarjes me të gjitha njësitë përkatëse.

Ndërkohë që ende nuk janë të njohura motivet që e kanë shtyrë 63-vjeçarin drejt vetëvrasjes, tashmë janë kryer ekzaminimet e lokacionit dhe janë marrë disa deklarata nga të afërmit e të ndjerit.

Burimet thonë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti si “Hetim i vdekjes” dhe kanë nisur hetimet që zbardhin rrethanat në të cilat ka vdekur viktima.

/GazetaSinjali/