image “Nganjëherë ka gabuar, por...” – trajneri i Arsenalit tregon pse e bëri Xhakën kapiten

Futboll

Sport/ “Nganjëherë ka gabuar, por…” – trajneri i Arsenalit tregon pse e bëri Xhakën kapiten

news image

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, ka pasur lëvdata për Granit Xhakën që së fundmi e ka emëruar të jetë kapiten i skuadrës londineze. Megjithatë, Emery ka folur edhe për gabimet e Xhakës, duke i cilësuar si diçka normale dhe se duhet përmirësuar ato.

“Së pari, ai është i matur, ka eksperiencë dhe momentalisht të gjithë jemi nën presion, nën kritika si trajner, si lojtarë, si klub”.

 “Më e rëndësishmja është që të ngrihemi, dhe ai të tregojë kualitetet e tij me qëndrimin dhe përkushtimin që ka gjithmonë dhe para se gjithash, e kanë votuar lojtarët e ekipit”, ka thënë Emery.

Trajneri i Arsenalit ka thënë se ka besim në Xhakën, duke kujtuar edhe gabimet e tij.

“Kam besim në të, ai është njeri i mirë, profesionist i vërtetë dhe lojtar i mirë. Nganjëherë ka bërë gabime, po, por më e rëndësishmja është që t’i analizoni dhe t’i përmirësoni ato gabime në të ardhmen”, ka deklarua Emery.

Arsenali do udhëtojë në “Old Traford” të hënën për të zhvilluar ndeshjen kundër Manchester United, skuadër kjo që ka pësuar gola disa herë nga Granit Xhaka./Gazeta Sinjali/