image Ngacmuan punëtoren e lokalit dhe rrahën për spital pronarin që i doli në mbrojtje asaj

Kosovë

Ekskluzive/ Ngacmuan punëtoren e lokalit dhe rrahën për spital pronarin që i doli në mbrojtje asaj

news image

Pronari i një lokali në Fushë-Kosovë është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë pasi është rrahur keq nga tre persona, merr vesh Gazeta Sinjali nga burimet në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë pas orës 20:00 në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, teksa tre të rinj të moshës 20 deri ne 28 vjeç, A.G, SH.J dhe A. J, emra të njohur për redaksinë, e kanë rrahur pronarin e lokalit duke i shkaktuar lëndime të rënda në kokë.

Sipas mjekëve, aktualisht gjendja e tij shëndetësore është stabile, mëson Gazeta Sinjali.

Rrahja kishte nisur pasi  të dyshuarit e kanë ngacmuar një punëtore të lokalit ndërsa viktima kishte  reaguar për t`i dalë në mbrojtje.

Rasti është kualifikuar si vrasje në tentativë.

Me urdhër të prokurorit,  tre të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh./Gazeta Sinjali/