A.G., 28 vjeç, Sh. J., 18 vjeç dhe A. J., 25 vjeç, janë prangosur mbrëmë nga policia pas një përleshje fizike në një lokal në Fushë-Kosovë.
Të dyshuarit po hetohen për tentim vrasje, pasi njëri nga personat e përfshirë në përleshje fizike si pasojë e përdorimit të mjeteve të forta ka pësuar lëndime të rënda trupore.
“Personi i lënduar po vazhdon tretmanin mjekësor në QKUK- Prishtinë, ndërsa personat e arrestuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, njofton policia, transmeton Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali merr vesh se konflikti fizik kishte nisur pasi të dyshuarit e kanë ngacmuar një punëtore të lokalit ndërsa viktima kishte reaguar për t`i dalë në mbrojtje./Gazeta Sinjali/