image Ngacmuan dhe detyruan borxhliun, arrestohen dy persona në Drenas

Siguri

Ngacmuan dhe detyruan borxhliun, arrestohen dy persona në Drenas

news image

Dy persona në fshatin Baicë të Drenasit kanë përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Ngacmim/Detyrim”, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali nga burimet brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë ka mësuar se ata dyshohen se kanë ngacmuar dhe detyruar një person për shkak të një prone dhe një borxhi që ai u kishte atyre.

Këto burime bëjnë të ditur që prokurori kujdestar ka urdhëruar që dy të dyshuarit për këtë rast të dërgohen në mbajtje./Gazeta Sinjali/