Një person është arrestuar dje në Prishtinë, pasi që i njëjti dyshohet se përmes rrjeteve sociale ka ngacmuar seksualisht disa fëmijë.
Gazeta Sinjali nga burime brenda Policisë në Prishtinë merr vesh se tek i dyshuari gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar një laptop dhe një telefon mobil.
I dyshuari sipas këtij burimi është dërguar në mbajtje, raporton Gazeta Sinjali.
Rastet e ngacmimeve përmes rrjeteve sociale janë bërë fenomen në shoqërinë kosovare pasi që nuk kalon asnjë ditë që nuk raportohet për një të tillë.