Një person i gjinisë mashkullore është arrestuar dje në Viti, pasi ka kansosur dhe ngacmuar përmes rrjetit social një femër.
Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajte.
“Viti 03.02.2020 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti përmes rrjetit social ka kanosur dhe ka ngacmuar viktimën femër shqiptare shtetase e huaj. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Gazeta Sinjali/