image Nga viti 1986, 51 persona të vdekur nga Sida në Kosovë, sivjet humbën jetën dy pacientë

Kosovë

Virusi HIV/ Nga viti 1986, 51 persona të vdekur nga Sida në Kosovë, sivjet humbën jetën dy pacientë

news image

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Luftës Kundër Sidës (HIV/AIDS), sëmundjes që njihet edhe si “murtaja e bardhë” që ngadalë merr jetën e njerëzve të prekur.

Miliona njerëz në mbarë botën përballën me këtë sëmundje vdekjeprurëse e cila vjen si pasojë e kontaktit me personat e prekur nga ky virus kryesisht përmes marrëdhënieve seksuale, pa masa mbrojtëse.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Kosova është ndër vendet me numrin më të vogël të të prekurve nga kjo sëmundje por me potencial të rritjes.

Gjatë vitit 2019 në vend janë shënuar 6 raste të pacientëve të prekur me HIV/AIDS, 2 prej të cilëve kanë vdekur.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, Naser Ramadani nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Sipas këtij instituti, komuna e Prishtinës dominon me numrin më të madh të rasteve të raportuara.

Që nga viti 1986 deri në vitin 2019 në Kosovë janë raportuar 128 raste, deri më tani 51 kanë vdekur. 

Në Kosova, ashtu si në vende tjera të Botës, gjatë tërë vitit zhvillohen aktivitete vetëdijesuese dhe këshillimore, për t’u mbrojtur nga kjo sëmundje, që merr jetën shumë banorëve të Botës çdo vit./ Gazeta Sinjali/